Shqipëria

Panorama natyrore përgjatë Kunes


“Panoramë e mrekullueshme natyrore përgjatë Kune – Vain”.

Kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasditen e 9 gushtit, nëpërmjet një video në median sociale Facebook, me një pamje nga Kune, Lezhë.

Rama e quajti një infrastrukturë tërheqëse, të rilindur në Shqipëri.

Kune-Vain, pozicionohet në jugperëndim të Shëngjinit dhe në perëndim të fshatrave të Ishull Shëngjinit dhe Ishull Lezhës.

Kjo zonë është e pasur me traditë, histori dhe trashëgon vlera të papërsëritshme natyrore. Gjithashtu ka një pyll tipik mesdhetar me një florë dhe një faunë të mrekullueshme.

Ishulli i Kunes është një zone e mbrojtur dhe vendi për zogjtë IBA (Zonë e Rëndësishme Zogjsh) në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu dhe speciet e kërcënuara globalisht si rosat e egra (Phalacrocorax carbo), breshkat e detit (Caretta caretta), dhe foka mesdhetare (Monachus monachus) janë parë më rrallë në këto zonë. Kurse pelikani (Pelecanus crispus), në këtë zonë, konsiderohet fare i rastit ose “i zhdukur”. Prova e fundit e shfaqjes së tij ishte viti 1993.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore