Bota

Pakistan: 1000 vajza çdo vit, konvertohen me forcë në Islam


Çdo vit rreth një mijë vajza nga pakicat fetare në Pakistan, detyrohen me forcë të konvertohen në Islam sipas agjensisë së medias Indian Times.

Këto vajza i përkasin kryesisht besimit të krishterë. Ashtu si pakicat e tjera fetare dhe ky besim ka qenë në shënjestër të sulmeve që rriten cdo vit.

Sulmet e kryera ndaj këtij sekti fetar, kanë qenë kryesisht të motivuara nga ligjet e diskutueshme të blasfemisë së vendit. Gjithashtu ka pasur edhe motive politike që lidhen direkt me luftën e udhëhequr nga amerikanët në Afganistan.

Konvertimi i vajzave në këtë sekt funksionon sipas një skeme të caktuar.

“Vajzat që janë minorene rrëmbehen, përdhunohen dhe janë të detyruara të martohen me përdhunuesin e tyre”, shprehet zëdhënësja e “Ndihmës për Kishën në Nevojë të Italisë”, Marta Petrosillo për Rrjetin Televiziv të Fjalës së Përjetshme (EWTN).

Sipas saj autoritet janë në dijeni të situatës, por nuk ndërmarrin asnjë veprim me qëllim mbrojtjen e njerëzve në pushtet./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore