Lajme

Pa zgjidhje tjetër, mbi 8 mijë rusë kërkojnë strehim në SHBA


Maksim Derzhko ka përjetuar një nga përvojat më të frikshme të jetës.

Si kundërshtar i Vladimir Putin-it, udhëtoi nga Vladivostok në qytetin kufitar meksikan të Tijuana-s.

Një udhëtim i bërë së bashku me vajzën e vet 14-vjeçare, në një makinë me shtatë rusë të tjerë.

Nga kërkesa për azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndante një oficer amerikan që qëndronte në trafik teksa automjetet u afruan drejt kabinave të inspektimit.

“Emocionet janë të vështira për t’u shprehur me fjalë. Është frikë e panjohura. Është vërtet e vështirë. Nuk kishim zgjidhje”, ka thënë ai.

Pas një dite të kaluar në paraburgim, Derzhko u lirua për të kërkuar azil me vajzën e tij, duke iu bashkuar mijëra rusëve që kanë marrë të njëjtën rrugë.

Paçka pushtimit rus të Ukrainës, SHBA-të kishin kohë që shihnin rritje të azilkërkuesve rusë.

Nga gushti deri në janar, mbi 8 mijë e 600 rusë kanë kërkuar strehim në kufirin e SHBA-ve me Meksikën.

Ndryshe, 35 herë më shumë se 249 që e bënë këtë gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Edhe emigrantët nga ish-republikat e tjera sovjetike ndjekin të njëjtën rrugë, por në numër më të ulët.

Rusët nuk kanë nevojë për viza për të vizituar Meksikën. Shumë fluturojnë nga Moska në Kankun, duke hyrë në Meksikë si turistë dhe shkojnë në Tijuana, ku grumbullojnë para dhe marrin makina me qira.

Adrenalina nis të rritet teksa  i afrohen pikëkalimit kufitar San Ysidro të San Diego. Atje, afro 30 mijë makina hyjnë në SHBA çdo ditë.

Barrierat e betonit vazhdojnë në 24 korsi trafiku drejt një kufiri me reflektues të verdhë përpara se automjetet të arrijnë në kabinat e inspektimit.

Është edhe një zonë që i ndan kabinat nga pjesa tjetër. Është pikërisht kjo zonë që emigrantët duhet të arrijnë për të kërkuar azil në tokën amerikane.

Mirëpo, oficerët amerikanë të stacionuar në anën meksikane të kufirit përpiqen t’i bllokojnë, duke parë në automjete, duke iu bërë me shenjë shoferët të nxjerrin dokumentet e udhëtimit dhe duke ndaluar makinat që i konsiderojnë të dyshimta.

“Ishte moment shumë i frikshëm për të gjithë ne që ta përjetonim”, ka treguar Derzhko.

“Të gjithë ishin shumë të shqetësuar”, ka vazhduar ai.

Rusëve u garantohet azili nëse e shkelin tokën amerikane.

Agjentët kufitarë mund t’u mohojnë emigrantëve mundësinë për të kërkuar azil me arsyetimin se rrezikohet përhapja e COVID-it.

Por kostoja, logjistika dhe marrëdhëniet e tensionuara diplomatike e bëjnë të vështirë dërgimin e njerëzve të disa kombësive në shtëpi.

Prandaj dhe rusët apo të tjerët nga ish-republikat sovjetike parapëlqejnë kalimin përmes vendkalimeve zyrtare, në vend që të përpiqen të kalojnë ilegalisht në male.

Sipas Chad Plantz, agjent special i ngarkuar me hetimet e sigurisë së vendit në San Diego, ata gjejnë një ndërmjetësues që i ndihmon me organizimin e udhëtimit.

Sigurisht, ka pasur edhe konfrontime të tensionuara.

 

Marrë nga “The Guardian”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore