Lajme

Osmani fillon vizitën zyrtare në Portugali


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së enjte ka filluar vizitën zyrtare në Portugali.

Në njoftimin për media thuhet se gjatë qëndrimit në këtë shtet do të takohet me presidentin e Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, kryetarin e parlamentit, Eduardo Ferro Rodrigues, ministrin e jashtëm Augusto Santos Silva, ministrin e mbrojtjes João Gomes Cravinho si dhe shefin e Forcave të Armatosura, admiral Silva Ribeiro.

Osmani do të mbajë fjalim  në Samitin Global të Grave në Lisbonë, do ta ketë një diskutim në Institutin Universitar të Lisbonës (ISCTE), takim me bizneset si dhe me një grup të diasporës në këtë shtet.

Ndërsa, vizita e presidentes Osmani në këtë shtet është e para e një presidenti të Kosovës, që nga njohja e pavarësisë nga Portugalia, në tetor të vitit 2008.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore