Lajme

Osmani bën thirrje për përkujdesje ndaj shëndetit mendor


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, përmes një cicërime në Twitter, ka bërë thirrje për përkujdesje psikologjike ndaj vetes dhe të dashurëve.

“Sot në ditën Shëndetit Mendor, ju nxis të gjithëve që të ndani një moment për veten dhe të dashurit tuaj”, shkroi Osmani.

Osmani tha se beteja psikologjike brenda njerëzve ndonëse është vizualisht e padukshme, nuk do të thotë se nuk ekziston.

“Shumë njerëz në shoqërinë tonë luftojnë me shëndetin mendor dhe duhet ta trajtojmë me urgjencë të njëjtë sikurse shëndetin fizik. Vetëm sepse nuk e hetojmë me sy tanë, nuk do të thotë se nuk po ndodh”, shkroi Presidentja e Kosovës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore