Shqipëria

Ori Nebiaj pranon mandatin e deputetes


Ori Nebiaj do të jetë deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Këtë të martë të 15 nëntorit, Nebiaj ka plotësuar formularin e deputetes pas largimit të Grida Dumës.

Duket se ajo, aktualisht e angazhuar në botën mediatike, ka vendosur të bëhet pjesë aktive e politikës.

Nebiaj ka kandiduar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, por nuk e siguroi mandatin e deputetes.

Pasi Gruda Duma la mandatin e saj për t’u bërë pjesë e televizionit, Nebiaj pati mundësinë për të zgjedhur mes angazhimeve të saj.

Nebiaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku siguroi 5 mijë e 606 vota preferenciale.

Ajo ishte renditur e 18-ta në listën e Partisë Demokratike, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër.

Nga ana tjetër, Grida Duma e njoftoi largimin e saj më 8 nëntor përmes një konference për shtyp.

“Pak çaste më parë kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, për të bërë të duhur për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur”, ka thënë ajo.

Duma e ka marrë mandatin vitin e kaluar në zgjedhjet e 25 prillit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore