Përballje

Orari i Kosovës në Evropian


Kampionati Evropian fillon nesër (e marte) në Prizren. Ngjarja më e madhe sportive në qytetin prizrenas do të bashkojë tetë kombëtare, në garë për trofeun e çmuar.

20 ndeshje për pesë ditë pritet të dhurojnë spektakël në palestrën “Sezai Surroi”.

Kosova është në grup me Shqipërinë, Maltën dhe San Marinon. Sfida hapëse është ndaj Maltës, të martën mbrëma, që është përballja e parë e dardanëve të rinj në këtë Evropian.

Përkrahja nga tifozët është shumë e nevojshme për basketbollistët e rinj të Kosovës, shkruan Federata e Basketbollit të Kosovës.

Takimi i dytë do të jetë ndaj Shqipërisë të mërkurën dhe ndeshja e fundit në grupe ndaj San Marinos të enjten.

Në grupin tjetër garojnë Gjibraltari, Armenia, Andorra dhe Moldova.

Orari

12 Korrik

20:45 Kosova-Malta

13 Korrik

20:30 Kosova-Shqipëria

14 Korrik

20:30 Kosova-San Marino

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore