Sport

Operacioni i tretë për Ansu Fati-n


Jo një, as dy, Ansu Fati do të detyrohet t’i nënshtrohet operacionit të tretë që nga nëntori i 2020-ës.

18-vjeçari spanjoll do t’i nënshtrohet operacionit të tij të tretë në më pak se shtatë muaj të enjten e 6 majit.

Ai pritet të jetë jashtë edhe për dy muaj tjera, duke humbur kështu Evropianin e kësaj vere.

Synimi kryesor për spanjollin është që të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ardhshëm.

Ky vendim erdhi të dielën, me zgjidhjen më të mirë që ishte një tjetër operacion për Fati-n.

Doktorët personal thonë që kjo është mënyra e vetme që lojtari të rikuperohet plotëisht nga dëmtimi i tij.

Ndyrshe nga dy herët e para, operimi nuk do të kryhet nga mjekët e klubit.

Pas disa bisedimeve, agjenti i lojtarit arriti që të sigurojë ndihmën e ekipit mjekësor të kombëtares portugeze.

Kjo vjen pasi që në dy herët e para, Dr Cugat dhe mjekët tjerë të klubit, nuk i ndihmuan Fati-t siç pritej.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore