Shqipëria

Operacioni “COMPLEX”, goditet një rrjet i trafikimit të emigrantëve të paligjshëm në Tiranë


Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë pesë shtetas pasi transportonin emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës me drejtim vendet e Bashkimit Evropian.

Përkatësisht në vijim të operacionit “COMPLEX” janë arrestuar shtetaset S. G., 26 vjeç, A. M., 24 vjeçe, D. Sh., 55 vjeçe, S. Sh., 64 vjeçe, dhe R. V., 26 vjeç.

Këta shtetase me lidhje familjare bashkëpunonin me njeri-tjetrin për të mundësuar me mjetet private transportimin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptaro-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.

Emigrantët e paligjshëm strehoheshin nga shtetaset D. Sh dhe S.Sh (motra me njëra-tjetrën) në hotelet e tyre në zonën e Laprakës. Më pas bënim organizimin e tyre me shtetasin R. V (djali i shtetases D.Sh) për nisjen e tyre – kundrejt pagesës – në drejtim të Kukësit.

Ata mundësonin kalimin e tyre në Kosovë, me destinacion final vendet e BE-së.

Përveç kësaj ata organizonin edhe një linjë tjetër trafikimi të shtetasve të huaj që hynin me dokumentacion të rregullt në vendin tonë.

Këta të fundit mund të vinin dhe për qëllime turistike apo punë me leje qëndrimi – të cilët hynin në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit – grupi kriminal shqiptar organizonte punën për trafikimin e këtyre.

Sipas njoftimit të policisë u bë me dije se këta shtetas shqiptarë dyshohet se gjatë veprimtarisë së tyre disa vjeçare kanë trafikuar një numër të konsiderueshëm të emigrantëve të paligjshëm dhe personave që hynin në vendin tonë me dokumentacion të rregullt.

Policia ka sekuestruar 72 pasaporta, 37 leje qëndrimi, dy mjete identifikimi, dy automjete, një shumë parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Ndërkohë materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore