Sport

Nottingham Forest transferon sulmuesin e Watford


Nottingham Forest ka rënë dakord për një marrëveshje prej 20 milionë funtesh me Watford për sulmuesin Emmanuel Dennis.

Forest ka qenë në një përpjekje masive rekrutimi pas promovimit në Premier League.

Ata janë ende të prirur për të përmirësuar skuadrën e Steve Cooper për të siguruar që klubi të mos kthehet në Championship.

Nigeriani shënoi 10 gola në ligë në 35 paraqitje për Watford sezonin e kaluar.

Por ai shënoi vetëm dy në 17 ndeshjet e tij të fundit pasi ata u rrëzuan.

Ai ka nisur të dyja ndeshjet e Watford-it deri më tani këtë sezon, por ende nuk e ka gjetur rrjetën.

Kujtojmë, se Nottingham Forest humbi ndeshjen e parë të sezonit në Premier League kundër Neëcastle me rezutlat 2:0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore