Bota

Norvegji: Tre mpiksje gjaku pas vaksinimit me AstraZeneca


Janë raportuar deri më tani në Norvegji tre persona që po trajtohen për mpiksje të rëndë gjaku dhe hemorragji cerebrale, pas vaksinimit me AstraZeneca. Autoritetet shёndetёsore norvegjeze thanë se ishte ende shpejt për të treguar se ekziston një lidhje me vaksinën.

Tek tё rinjtё u diagnostikua një numër i reduktuar i trombociteve në gjak, sipas deklaratёs sё Agjencisё Norvegjeze tё Barnave.

“Personat nën 50 vjeç që janё inokuluar me AstraZeneca në 14 ditët e fundit, janë lajmëruar tё drejtohen nё njё mjek nëse ndihen të sëmurë apo zbulojnë hemorragji të lëkurës për më shumë se tre ditë pas vaksinimit”, kanë shkruar mediat norvegjeze.

Norvegjia tё enjten ndoqi Danimarkёn dhe ka ndaluar pёrdorimin e vaksinёs në vend.

“Ne nuk mund të themi nëse ka një lidhje me vaksinën. Megjithatë, do të hetojmë plotësisht”, tha Sigurd Hortemo, një mjek në Agjencinë Norvegjeze të Barnave, në një konferencë shtypi nga Oslo.

‘Të dhënat e sigurisë që mbulojnë më shumë se 17 milion doza të administruara “nuk kanë treguar prova të një rreziku në rritje të embolisë pulmonare, trombozës së venave të thella ose trombocitopenisë”, tha Fiona Cookson, drejtoreshё e marrëdhënieve globale të mediave të AstraZeneca.

“Numrat e raportuar “nuk janë më të mëdha se numri që do të kishte ndodhur natyrshëm”, shtoi Cookson.

Agjencia Evropiane e Barnave(EMA) ka deklaruar, se po hetonte shqetësimet. Fillimisht tha, se nuk kishte gjetur asnjë indikacion lidhur me vaksinën. Komisioni Evropian nga ana tjetër, tha se do të ndjekë rekomandimin e EMA-s.

“Një grup ekspertësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH) po vlerëson gjithashtu mpiksjet e gjakut”, thanë zyrtarët e OBSH të premten.

Nëse nuk krijohet një lidhje e qartë, OBSH tha se nuk ka asnjë arsye për të ndaluar injeksionet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore