Sport

Njeriu i polemikave drejton El Clasico-n


Mateu Lahoz, gjyqtari i polemikave të shumta, ka fatin të udhëheq dy ndeshje super vendimtare në vetëm tre ditë.

Fillimisht, spanjolli do të udhëheq ndeshjen e Champions League në “Allianz Arena”, mes Bayern-it dhe PSG-së.

Tre ditë më vonë, në të njëjtin orar, Lahoz do të vërshëllej për fillimin e El Clasico-s.

“Gjyqtari i polemikave” e quajnë tabloidet e dy skuadrave, Mundo Deportivo dhe AS.

Lahoz ka drejtuar në një El Clasico pesë herë në karrierën e tij.

Real Madrid-i ka fituar tre herë, Barcelona ka fituar një herë kurse një ndeshje ka përfunduar në barazim.

Superkupa e Spanjës 12/’13 – Real Madrid 2-1 Barcelona

Finalja e Copa Del Rey 13/’14 – Barcelona 1-2 Real Madrid

La Liga 14/’15 – Barcelona 2-1 Real Madrid

Copa Del Rey 18/’19 – Barcelona 1-1 Real Madrid

La Liga 19/’20 – Real Madrid 2-0 Barcelona

El Clasico e së shtunës posedon shumë rëndësi, me të dy skuadrat që po luftojnë për titullin, duke pasur vetëm dy pikë diferencë me njëra-tjetrën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore