Lajme

Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë trondit Meksikën perëndimore


Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka goditur Meksikën perëndimore, me lëkundje të ndjera deri në qytetin e Meksiko-s, thonë zyrtarët lokalë dhe dëshmitarët.

Autoritetet gjithashtu kanë lëshuar një alarm për tsunami.

Tërmeti, i cili ra në orën 13:05 me orën lokale, ishte i përqendruar rreth 46 kilometra në juglindje të “La Placita de Morelos” në shtetin e Michoacan-it.

Ai goditi në një thellësi prej 10 kilometrash, që është shumë e cekët.

Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit, e cila vlerësoi magnitudën paraprake në 7.6 ballë, ka lëshuar një alarm për tsunami për brigjet e afërta.

“Bazuar në parametrat paraprakë të tërmetit, valët e rrezikshme të tsunamit janë të mundshme për brigjet që ndodhen brenda 300 km nga epiqendra e tërmetit”, tha qendra në një buletin.

Detaje rreth dëmeve apo viktimave nuk ishin të disponueshme menjëherë.

Në Mexico City, ndërtesat u tronditën dhe banorët dolën në rrugë, sipas agjencisë “Reuters”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore