Lajme

Një plagosje dhe një rast i dhunimit në Prishtinë


Ilustrim.

Një person është plagosur me armë zjarri të enjten në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime nga njësitë relevante.

Po ashtu, në raport është bërë e ditur se edhe një person është arrestuar nën dyshimet për dhunim seksual ndaj një gruaje.

Ndërsa i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati e kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”.

“Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML-Prishtinë ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ana e Policisë së Kosovës është thënë se edhe ky rast vazhdon të jetë në hetime.

Gjithashtu, një person nën kërcënimin e armës ka grabitur 1 mijë euro në një institucion mikrofinancar të premten e 5 majit në Prishtinë.

Shuma është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Prishtinë 04.05.2023 – 13:36. Ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se një person i panjohur nën kërcënimin e armës i kishte marrë rreth 1000 euro para të gatshme. Rasti nën  hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Teksa zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti kishte bërë të ditur për Albanian Post se policia ka inciuar hetim lidhur me këtë rast.

“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash”, kishte thënë Ahmeti për AP.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore