Lajme

Një 16 vjeçari i sekuestrohet arma në orë të mësimit në Suharekë


Ilustrim

Një nxënësi 16 vjeçar në Suharekë i është sekuestruar një armë në orën e mësimit në Suharekë të shtunën e 26 shkurtit.

“Me datë 26 shkurt 2022, policia në Suharekë ka pranua një informatë se ne shkollën fillore “Migjeni’, te fshatit Gjinovc të Suharekës, një nxënës gjatë orës së mësimit e ka ekspozuar armën të cilën e ka pasur në brez”, ka njoftuar policia.

“Me këtë rast hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe t’i sekuestrojnë në cilësinë e provave materiale armën: një pistoletë dhe një karikator.

Sipas organe e të rendit, i dyshuari i mitur është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

“Në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull”.

Ndërkaq sipas njoftimit të policisë, tri gra janë arrestuar të shtunën pasi përmes Aeroportit “Adem Jashari”, dyshohet se kanë tentuar të udhëtojnë nga Prishtina në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar.

Të dyshuarat me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore