Shqipëria

Nikolla vizitë në Turqi: Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe në fokus


Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, të martën e 28 dhjetorit ka zhvilluar një takim me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu.

Ky i fundit në një postim në median sociale Twitter ka theksuar se, “ne do të përmirësojmë më tej marrëdhëniet tona parlamentare”.

Ndërkohë Erdogan i ka bërë me dije Nikollës së shumë shpejt do të vizitojë Shqipërinë për të inauguruar apartamentet e banimit për familjet e bashkisë së Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Këto të fundit i ka marrë përsipër shteti turk dhe inxhinierët janë sjellë Turqia posaçërisht për projektin.

Mirënjohje e veçantë për Erdoganin ka qenë mbështetja që ai ka dhënë kur Shqipëria u godit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit 2019. Dhe jo vetëm por edhe atë të pandemisë.

“524 apartamentet e banimit në bashkinë e Kurbinit kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022”, theksoi kryeparlamentarja shqiptare.

Ndërsa Nikolla ka shprehur mirënjohjen edhe për pritjen e ngrohtë dhe, “për rolin, angazhimin dhe kontributin personal të Presidentit Erdogan në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik midis të dy vendeve”.

“Vlerësojmë dhe ju falënderojmë për rolin e Turqisë si lobuese e fuqishme në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, zërin e fuqishëm të Turqisë në NATO për  institucionalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si një premisë drejt paqes e stabilitetit në Ballkanin Perendimor’, vuri n ëdukje Nikolla në fjalën e saj.

Sa i përket Kosovës Nikolla i ka shprehur Presidentit turk dëshirën për angazhimin e Turqisë edhe në ndalimin e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete.

Nga ana tjetër Erdogan rikonfirmoi vendosmërinë për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të Partneritetit Strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore