Sport

Newcastle, Liverpool dhe Manchester United në garë për nënshkrimin e Veiga


Foto: Octavio Passos/Getty Images

Newcastle United i është bashkuar Liverpool dhe Manchester United në garën për të nënshkruar mesfushorin e Celta Vigo, Gabri Veiga, sipas AS.

Magpies janë gati të përmbushin klauzolën e lirimit prej 40 milionë eurosh të Veiga-s dhe t’i ofrojnë lojtarit një kontratë afatgjatë, me vlerë 5 milionë euro neto në sezon.

Burimet i kanë thënë Adriana Garcias së ESPN se Liverpool dhe Man United po monitorojnë gjithashtu nga afër spanjollin.

Veiga ka bërë përshtypje që kur u promovua në ekipin e parë verën e kaluar, duke shënuar tetë gola në 24 paraqitje në ligë. 20-vjeçari është nën kontratë me skuadrën e La Liga deri në qershor 2026.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore