Përballje

Nets humbin ndeshjet e shtatë radhazi, Chicago mposhtin Pacers


Ndeshjet në NBA ishin interesante dhe befasuese.

Utah Jazz – Brooklyn Nets

Dueli mes Utah Jazz dhe Brooklyn nets përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 125:102.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Jazz, të cilët arritën të marrin një epërsi prej 21 pikësh.

Për Nets kjo është humbja e tyre e shtatë radhazi.

Mungesa e liderit të Nets, Kevin Durant po luan rol të madh, pasi ata nuk po arrijnë të fitojnë ndeshje pa të.

Më të dalluarit te Jazz ishin Donovan Mitchell me 27 pikë dhe Bogdan Bogdanovic me 19 pikë e 11 kërcime.

Ndërsa te Nets, më të mirët ishin Cam Thomas me 30 pikë e Kyrie Irving me 15.

Indiana Pacers – Chicago Bulls

Ndeshja mes Indiana Pacers e Chicago Bulls përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 115:122.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, dhe fituesi nuk dihej deri në momentet e fundit.

Bulls ishin në epërsi në pjesën më të madhe të ndeshjes, por në momentet e fundit, Indiana arriti të marrë epërsinë, të cilën nuk e mbajti.

Më të dalluarit te Bulls ishin Nikola Vucevic me 36 pikë e 17 kërcime, DeMar DeRozan me 31 pikë dhe Ayo Dosunmu me 15 pikë e 14 asistime.

Ndërsa te Pacers, më të mirët ishin Caris Levert me 42 pikë e 8 asistime dhe Terry Taylor me 21 pikë e 14 kërcime.

Ndeshjet e tjera të luajtura në NBA përfunduan kështu:

Charlotte Hornets – Cleveland Cavaliers 101:102

Detroit Pistons – Boston Celtics 93:102

Toronto Raptors – Atlanta Hawks 125:114

San Antonio Spurs – Houston Rockets 131:106

Denver Nuggets – New Orleans Pelicans 106:113

Dallas Mavericks – Philadelphia 76ers 107:98

Portland Trail Blazers – Oklahoma City Thunder 93:96

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore