Lajme

Netanyahu ka nisur fushatën e tij zgjedhore: Të gjitha fajet i ka Oslo


Slogani që Benjamin Netanyahu zgjodhi për fushatën zgjedhore jozyrtare duket si një kontradiktë për politikanin që e ka ndërtuar karrierën e tij mbi kundërshtimin e marrëveshjes me palestinezët.

Goditja nisi një ditë më parë gjatë konferencës në një komision parlamentar. Paçka se duhet të ishte me dyer të mbyllura, fjalët e kryeministrit arritën nëpër gazeta.

Ai ka përsëritur se nuk i beson Autoritetit Palestinez, se “është si Hamasi, por përpiqet të na shkatërrojë në faza, jo me një goditje të vetme”.

Madje shkon deri aty sa thotë se “numri i viktimave izraelite të shkaktuar nga marrëveshjet është i njëjtë me sulmet e 7 tetorit, marrëveshja ka forcuar terroristët”.

Referuar analistëve vendas, ky pasazh zbulon strategjinë në funksion të votimit të pashmangshëm, edhe nëse nuk është caktuar një datë derisa ushtarët luftojnë në Gaza.

Edhe nëse vetë ai përsërit: tani është koha e luftës, jo e makinacioneve.

Përkundrazi, ai vuri në lëvizje për të shtyrë pas në kohë fatkeqësinë e 10 javëve më parë ose të paktën shkaqet e saj: nga 7 tetori 2023 deri më 13 shtator 1993, nga përgjegjësitë e tij tek ato të Yitzhak Rabin dhe Shimon Peres, nënshkruesit e paktit me Jaser Arafatin.

Kështu që në fjalime gjithmonë përmendet Oslo si në vitin 1996, kur ai përmbysi votat dhe mundi Peresin duke marrë të parin nga gjashtë mandatet gjithsej.

Këtë herë pa qenë nevoja t’i bërtisnin në çdo paraqitje kundër paqes me arabët, sepse marrëveshja ishte e varrosur në këto tridhjetë vjet dhe Autoriteti Palestinez që lindi prej tij është duke dhënë shpirt.

Edhe ai e di këtë: në videon e publikuar në mediat e tij sociale – lëvizja e tij e parë – ai shpall se është i vetmi që mund të parandalojë “përsëritjen e gabimeve të Oslos”, tashmë një emër me pak përmbajtje.

Edhe amerikanët që kanë folur për një “Autoritet Palestinez të rigjallëruar” për dy muaj e dinë këtë: shtrëngimi i duarve midis Rabin dhe Arafat nuk ka kthim, ne duhet të shohim përpara dhe të planifikojmë për post-Hamasin në Gaza, ndërkohë që kemi ende zgjidhjen me dy shtete si objektiv.

Këtu vjen lëvizja e tretë e kryeministrit në pushtet që nga viti 2009, me përjashtim të një ndërprerjeje prej 563 ditësh: të krijojë menjëherë një përçarje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – qoftë edhe të dukshme – për t’u mburrur me bazën.

Tashmë emisarët nëpër korridoret e Knesset po forcojnë aleancat e vjetra dhe krijojnë aleanca të reja, përpjekja është të rikthehet Gideon Sa’ar në Likud, i lidhur me Benny Gantz, ish-Shef i Shtabit i cili e pushton në votime.

Mbi të gjitha është edhe sfida e brendshme ndaj partisë që po ndërton Yoav Gallant, Ministri i Mbrojtjes:

“Netanyahu e di se nuk do të ketë shumicën kur të shkojmë në zgjedhje, ndoshta në pranverë dhe ai e di se ka pak kohë. Anketuesit e tij nuk kanë pushuar kurrë së punuari dhe përshkruajnë një shoqëri të traumatizuar nga masakrat, mbështetja për një shtet palestinez është shumë e kufizuar. Për momentin. Do të ndryshojë me kalimin e kohës, ajo që do të mbetet do të jetë zemërimi ndaj njeriut që është kryesisht përgjegjës për fatkeqësinë më të keqe në historinë e Izraelit”.

Këtu është nxitimi, edhe slogani: fajin e ka Oslo.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore