Kosova

Neni 7 koncesioni që ka pranuar Kosova, thotë Osmani


Vjosa Osmani

Neni 7 i Marrëveshjes, sipas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është neni përmes së cilut Kosova ka pranuar koncesion.

Neni 7 i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të cilën Albin Kurti e Aleksandër Vuçiç u pajtuan në parim në Bruksel të hënën e 27 shkurtit flet për një “sigurim të një niveli të duhur vetë-menaxhimi”.

Prandaj Osmani beson se në këtë fazë angazhimi i Kosovës duhet të fokusohet te Neni 7 i Marrëveshjes, përmes së cilës pritet t’u ofrohet komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë të drejtat që ju ofrojnë edhe instrumentet e Këshillit të Evropës.

“Siç e përmenda ato ekzistojnë në Kushtetutën e Kosovës, dhe ne jemi të gatshëm që të diskutojmë, por pa e rrezikuar as një moment Kushtetutshmërinë e vendit tonë, parimin e sistemit unitare po ashtu funksionalitetin e brendshëm të Kosovës, integritetin territorial e sovranitetin. Këto janë parimet që nuk i shkel e nuk do t’i shkel askush. Janë parime të betonuara në Kushtetutën tonë. Mos e shihni nenin 7 ashtu siç është tani sepse ky nen me të gjitha nenet tjera janë në diskutim e sipër”, ka thënë Osmani.

Megjithatë ajo ka garantuar se për këtë nen problematik dhe për të gjitha nenet e tjera të Marrëveshjes do të vazhdojnë negociatat në takimin e radhës në Maqedoninë e Veriut ku pritet diskutimi për planin e zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel.

“Mirëpo mos harroni se ende nuk është përmbyllur faza e diskutimit dhe sqarimit të dispozitave të kësaj marrëveshje bazë për normalizim. Sepse neni 7 do të zbërthehet tani në aneksin e zbatimit dhe në qoftë se do të përbën rrezik a po jo varet nga ne. Varet se si zbërthehen obligimet e nenit 7”, tha Osmani.

Osmani ndër të tjera ka thënë se nuk pret që Serbia të ndryshojë qasjen në dialogun me Kosovën.

Sipas saj, Serbia kontribut të vetëm në këtë proces e ka pasur vënien e pengesave.

Vetë-menaxhim apo Autonomi – për çka flet Neni 7 i Marrëveshjes?

Osmani: Modelet evropiane të prezantuara nga Lajçak’u s’kanë të bëjnë me Asociacionin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore