Sport

Në pritje të vendimit, Benzema rrezikon deri në 5 vjet burg


Karim Benzema rrezikon të burgoset deri në 5 vjet në lidhje me çështjen “Valbuena”. Mathieu Valbuena, ish-shoku i Benzema-s te Kombëtarja e Francës, e ka akuzuar për shantazh lojtarin e Real Madrid-it.

Sipas raportimeve që vijnë nga italiania “Il Corriere dello Sport”, Benzema ka qenë në Versajë ditën e mërkurë, ku ka dëshmuar në gjyq mbi këtë çështje.

Sulmuesi, që aktualisht është në listë për të fituar “Topin e Artë”, rrezikon 5 vite burg dhe një gjob në vlerën e 75 mijë eurove.

Rasti me Valbuena-n filloi në vitin 2014. Ish-lojtari i Marseille-s atë kohë ndryshoi telefonat, por për transferimin e të dhënave personale i kërkoi Axel Angot-it që të kujdesej.

Angot-i, që sipas mediave në atë kohë ishte i zhytur në borxhe, gjen një video të Valbuena-s duke kryer marrëdhënie seksuale dhe e kopjon, duke ia dhënë më pas Karim Zenati-t. Ky i fundit, shok fëmijërie me Benzema-n.

Pasi mori videon e Valbuena-s, Zenati kontaktoi me Benzema-n, në mënyrë që ylli i Real Madrid-it të bindte Valbuena-n të paguane rreth 25 mijë euro. Por, Valbuena shkoi menjëherë në polici dhe denoncoi rastin.

Po atë kohë, për Benzema-n u tha nga Valbuena se “ai merret me njerëz shumë të rrezikshem”. Ndërsa, vetë Benzema u tha miqëve të tij se “Valbuena nuk na merr seriozisht”.

Këtë të premte pritet dhe vendimi përfundimtar i gjyqit nga Gjykata e Versajës. Sulmuesi i Real Madrid-it, përveç rrezikimit të burgimit me 5 vite dhe gjobës prej 75 mijë euro, në aspektin e karrierës mund të humbas përsëri mundësinë për të luajtur me Kombëtaren e Francës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore