Lajme

Në Kherson, Kievi godet një urë “kyç” për forcat ruse


Një urë “kyç” për forcat ruse në qytetin jugor të pushtuar Kherson, Ukrainë, u godit nga një breshëri raketash nga forcat e Kievit që duket se po shtojnë operacionet për të izoluar qytetin.

Videot dhe dëshmitë treguan deri në 18 shpërthime në urën Antonivskiy në lumin Dnipro, një nga rrugët kryesore të furnizimit rus në Kherson, me mbrojtjen ajrore anti-raketë ruse që me sa duket nuk arriti të kapte sulmet.

Forcat e Armatosura të Ukrainës postuan një video një minutëshe në Telegram që tregon gjuajtjen e raketave pas orës 1 të mëngjesit.

Pas sulmit ukrainas rusët kanë filluar të largohen nga qyteti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore