Shqipëria

Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Greqisë


Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, ka njoftuar ditën e dielë (14 shkurt), se përshkak të përkeqësimit të motit, do të bllokohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, për në kufirin grek.

Në postimin e bërë në median sociale (facebook), Policia Kufitare e Kakavijës iu ka bërë thirrje drejtuesve të shmangin udhëtimin drejt Greqisë, të paktën deri në një njoftim të dytë.

Sipas deklaratës, autoritet e policisë greke kanë njoftuar, policinë kufitare se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit.

Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zinxhirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore