Shqipëria

Ndahet nga jeta gazetarja Vera Isaku


Gazetarja dhe shkrimtarja Vera Isaku, është ndarë nga jeta pa luftës me një sëmundjeje të pashërueshme.

Ajo u lind dhe u rrit në Bilisht. Më pas studimet universitare për letërsi i kreu në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të studimeve akademike, Isaku u kthye në Lezhë bashkë me bashkëshortin e saj.

Më vonë, ajo iu bashkua opozitës duke u bërë kështu e para femër e gazetës Rilindja Demokratike.

Gjithashtu, Isaku ishte drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Dashuria për librin dhe shkrimin e ka udhëhequr gjithmonë Isakun. Ajo është autore e një serie librash në zhanre te ndryshme si romani, tregimi dhe poezia.

Familjen e Isakut e ka ngushëlluar dhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

Ai shkruan se, “personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, autore e një sërë veprash të vlerësuara, qytetare dhe familjare model, kontributi i saj për kulturën, progresin dhe emancipimin shoqëror e ka merituar nderimin dhe respektin e mbarë opinionit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore