Film

Ndahet nga jeta aktori i filmit “Monster’s Ball” – Coronji Calhoun Sr


Aktori - Coronji Calhoun Sr

Aktori, Coronji Calhoun Sr, i cili luajti djalin e Halle Berry, Tyrell në filmin fitues të “Oscars” të vitit 2001, “Monster’s Ball”, ka vdekur në moshën 30-vjeçe.

Vdekja e aktorit erdhi nga dështimi kongjestiv i zemrës dhe kjo u konfirmua nga nëna e tij përmes një faqeje të “GoFundMe”, që ishte krijuar për të paguar funeralin e tij.

Ndërkaq, nëna e Calhoun, Theresa Bailey, tha se familja ishte “befasuar” nga dashuria dhe mbështetja që kishin marrë.

Halle Berry dhe Coronji Calhoun Sr.

“Ndërsa barra financiare është hequr, ne ende mbajmë zi për humbjen e djalit tim”, ka shkruar ajo.

“Ndërsa mbyllim këtë kapitull, kërkojmë që në kujtimin tuaj për të, të mbani mend ta doni fqinjin tuaj si veten tuaj, sepse kjo është ajo që Coronji bëri për të gjithë komunitetin e tij”, shtoi Bailey.

Kujtojmë se Calhoun ishte vetëm 10 vjeç kur u shfaq në filmin e famshëm “Monster’s Ball” dhe ai prodhim kinematografik u dha një moment historik kur Berry u bë gruaja e parë me ngjyrë që fitoi “Oscars” për aktoren më të mirë.

Filmi përqendrohet rreth marrëdhënies midis Leticia Musgrove (Halle Berry) dhe Hank Grotowski (Billy Bob Thornton), të cilët fillojnë një marrëdhënie ndërsa nuk e dinë se ajo është e veja e një burri (Sean Combs).

Calhoun luajti djalin e saj të talentuar artistikisht, i cili dhunohet fizikisht dhe emocionalisht për obezitetin e tij.

Halle Berry.

“Ajo skenë ishte në fakt më e vështirë për mua sepse ai është një djalë i vogël i vërtetë me një problem të vërtetë me peshën dhe ai ka probleme reale që e rrethojnë vetë atë”, tha Berry në një intervistë të vitit 2001.

“Kam folur shumë me të dhe nënën e tij dhe i kam shpjeguar dhe shpjeguar, kështu që para çdo marrjeje e përqafoja dhe e puthja, duke e bërë të ndihet komod”, pati shtuar ajo.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore