Përballje

NBA: Zion dhe Tatum me performanca fantastike


Nata e së premtës ishte fantastike për të rinjtë e NBA.

Dy lojtarë që fituan dhe patën performanca fantastike në të njejtën kohë ishin Jayson Tatum dhe Zion Williamson.

Jayson Tatum pati një performancë fantastike ku shënoi më së shumti pikë me një lojë në karrierën e tij.

Ndeshja mes Boston Celtics dhe Minesota Timberwolves nuk arriti të përfundoi në kohë të rregullt ku duhej dhe koha shtesë për t’u zgjedhur fituesi.

Te Timberwolves, vendimtar u tregua D’angelo Russell i cili shënoi për ta barazuar rezultatin në kohën e rregullt, por kjo nuk i mjaftoi pas performancës së Jayson Tatum.

Ylli i kësaj ndeshje ishte Jayson Tatum i cili arriti të shënojë 53 pikë në fitoren e Celtics.

Më të mirët te Celtics ishin Jayson Tatum me 53 pikë e 10 kërcime, Jaylen Brown me 26 pikë dhe Marcus Smart me 24 pikë e 8 asistime.

Ndërsa te Timberwolves më të dalluarit ishin Karl Anthony Towns me 30 pikë, 12 kërcime e 7 asistime, D’angelo Russell me 26 pikë e 8 asistime dhe Anthony Edwards me 24 pikë.

Në anën tjetër New Orleans Pelicans mposhtën Philadelphia 76ers pas një performance brilante të Zion williamson.

Në ndeshjen përballë 76ers u kthye edhe Brandon Ingram i cili po ashtu kishte kontribut në fitoren e Pelicans.

Më të dalluarit te Pelicans ishin Zion Williamson me 37 pikë, 15 kërcime e 8 asistime dhe Brandon Ingram me 17 pikë e 8 kërcime.

Kurse te 76ers më të mirët ishin Tobias Harris me 23 pikë e 7 kërcime dhe Joel Embiid me 14 pikë e 9 kërcime.

https://www.youtube.com/watch?v=OAGdhWvG5EU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore