Basketboll

NBA: pritet një ndërprerje dy javore nga Covid-19


Në NBA, rritja e ndeshjeve të shtyra për shkak të infektimit me Covid-19 të basketbollistëve, po bëhet problem. Skuadrat që kanë më pak se tetë lojtarë në dispozicion, ç’ka është dhe minimum i lejuar për një ndeshje, po rritet.

Dy rastet e fundit janë shtyrja e ndeshjes Dallas – New Orleans dhe Chicago – Boston. Për të vendosur se çdo të bëhet në vijim, sot, është parashikuar një video-konferencë e administratorëve të 30 skuadrave.

Mediat amerikane japin parashikimin e një ndërprerje një deri dy javore, derisa situata të përmirësohet. Por priten masa edhe më të rrepta parandaluese në protokollin mjekësor. Gjithshka për ecurinë e NBA do të varet nga trendi i infektimeve./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore