Lajme

Kosova udhëheq në botë sa i përket mbështetjes ndaj SHBA-së


Ilustrim

Kosova udhëheq në Ballkanin Perëndimor – dhe në botë – sa i përket mbështetjes ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), zbulon sondazhi i ri i institutit të hulumtimeve Gallup i publikuar të martën, ku SHBA-të ruajnë mbështetjen e shumicës në tetë vende evropiane.

Në këtë listë prin Kosova (84 për qind), ndërsa pasohet nga Polonia (73 për qind), Shqipëria (63 për qind), Irlanda (56 për qind), Lituania (53 për qind), Ukraina (53 për qind), Gjermania (52 për qind) dhe Portugalia (51 për qind). Vetëm 10 për qind e serbëve miratuan lidershipin e SHBA-së.

Sondazhi i Gallup për lidershipin amerikan për vitin 2024 prezanton hulumtimin për miratimin e mbi 130 shteteve dhe vendeve në botë, përfshirë dallimet në miratimin e shteteve nga viti 2023 në vitin 2024. Megjithatë, ndonëse Kosova vazhdon të kryesojë, miratimi për lidershipin amerikan pësoi rënie nga viti paraprak, respektivisht minus 6 pikë nga viti 2023.

Në vitin 2023, mbi 70 vende shfaqën një rezultat pozitiv të miratimit të lidershipit të SHBA-së, ndërsa 59 vende shfaqën një rezultat negativ. Kosova shënoi rezultatin më të lartë prej 84 për qind të qytetarëve që e miratuan lidershipin amerikan, kurse 6 për qind të kosovarëve u shprehën kundër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore