Përballje

NBA/ Befasohet Warriors, nuk ka dritë për kampionët e Bucks


Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, vazhdon të dhurojë spektakël dhe surpriza.

Ndeshja më befasuese e mëngjesit të së hënës, ishte humbja e Golden State Warriors, me rezultat 106:102 nga Charlotte Hornets.

Ky takim ishte i baraspeshuar gjatë të gjithë kohës, por në çerekun e fundit Charlotte bën diferencën, duke triumfuar me shifrat 19:14, çka bëri që rezultati në fund, të jetë në favor të tyre.

Më të dalluarit në këtë takim ishin Andrew Wiggins te Charlotte, i cili kontribuoi me 28 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime, ndërsa te Warriors më i miri në parket ishte Stephen Curry me 24 pikë, gjashtë kërcime dhe 10 asistime.

Kjo ishte vetëm humbja e dytë e Golden State, në 13 ndeshje, ndërsa Hornets morën fitoren e shtatë, në 15 takime.

Ndërkohë kampioni në fuqi, Milwaukee Bucks, ka vazhduar serinë e ndeshjeve negative, ku në takimin e fundit kanë pësuar humbje nga Atlanta Hawks, me rezultat 120:100.

Hawks ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, ku basketbollisti i tyre, Trae Young ishte fantastik, duke shënuar 42 pikë, tetë kërcime e 10 asistime.

Ndërsa te Milwaukee u dallua ylli i tyre, Giannis Antetokounmpo, i cili shënoi 26 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.

Humbje në këtë rreth pësoi edhe Los Angeles Clippers që u mposhtën në shtëpi nga Chicago Bulls, me rezultat 100:90.

Triumf spektakolar mori në shtëpi edhe Denver Nuggets, të cilët mposhtën Portland Trail Blazers me shifrat 124:95.

Fitore të lehtë në këtë rreth mori edhe Brooklyn Nets, të cilët triumfuan në udhëtim te Oklahoma City Thunder me shifrat 120:96.

Gjithashtu edhe Phoenix Suns fitoi në udhëtim te Houston Rockets, me shifrat 89:115.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore