Shqipëria

Shtyhet për të martën ardhja e vaksinave nga Pfizer


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) ka informuar se 15 mijë e 210 dozat e vaksinës të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë gjatë ditës së martë në aeroportin e Shqipërisë.

“Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë”.

MSHMS-ja do të bëjë të ditur çdo proces lidhur me zhvillimin e mbërritjes së vaksinave në vendin tonë.

“Procesi i vaksinimeve po vijon sipas planit në qëndrat e vaksinimit të përqëndruar. Me vaksinimin e personelit shëndetësor dhe grupmoshën +80 vjeç, sipas fashave të përcaktuara”, mbyllet njoftimi i MSHMS-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore