Lajme

Mjeku tregoi 43 ditët e tija në spitalet e shkatërruara të Gazës, Franca nuk e lejon të kalojë kufirin


Në nëntor 2004, Franca mirëpriti Yasser Arafat, kreun e Autoritetit Palestinez, për të marrë trajtim në Paris, përpara se të vdiste disa ditë më vonë.

Në mars 2023, ajo mirëpriti në një “vizitë private” ministrin izraelit të financave, Bezalel Smotrich, supremacist hebre, mbështetës i “Izraelit të Madh nga Mesdheu në Jordan”.

Më 4 maj 2024, ajo refuzoi hyrjen në territorin e saj të kirurgut palestinezo-britanik, Ghassan Abu-Sitta, i cili kishte shkuar për të trajtuar palestinezët në Gaza në fillim të vitit, me pretekstin se Gjermania i kishte ndaluar për një vit kalimin e të gjithë zonës Schengen.

Ai do të merrte pjesë në një konferencë të organizuar në Senat nga senatori ambientalist Raymonde Poncet-Monge. Më në fund, përpara se të deportohej këtë mbrëmje në Londër nga autoritetet franceze, Dr. Abu-Sitta ishte në gjendje të bënte një video-konferencë nga aeroporti Roissy.

Imazhi, tashmë i dëmtuar në pjesë të caktuara të botës, i Francës si një “vend i të drejtave të njeriut” nuk do të përmirësohet.

Më 3 maj, Abu-Sitta kishte publikuar një editorial në median e Katarit, Al Jazeera, ku përshkruante 43 ditët e tija në Gaza, në spitalet e shkatërruara aty dhe se si, me kthimin në Britani, mendja e tij ishte ende aty.

Sitta rrëfen në editorial mbi tmerret e luftës, situatën e mjerueshme të palestinezëve dhe kushtet çnjerëzore ku ata trajtohen për problematikat e tyre.

Ndaj, edhe hijet e dyshimit publik: Thjesht për shkak të ndalimit gjerman, apo ka diçka përtej kësaj, që Franca nuk e lejoi kalimin e tij? Çështja mbetet për t’u shqyrtuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore