Kosova

Për reduktime fajet i ka KEDS-i, po vidhet rryma – thonë nga Ministria e Financave


Qeveria e Kosoves

Në Kosovë nga kjo e hënë është filluar me reduktime të energjisë elektrike, por Ministria e Financave ka nxjerr një njoftim ku shfajësohen për situatën e krijuar dhe fajin ia lënë Kompanisë që bënë distribumin e energjisë elektrike – KEDS-it.

“Për situatën e krijuar duam të ju njoftojmë si në vijim: Prodhimi ditor i Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës (KEK) është rreth 507 MWh. Kërkesa për konsum është deri në 750 MWh. Çmimi në bursën Hungareze (HUPX) është rreth 430 euro për MWh. Humbjet komerciale (të shkaktuara nga vjedhjet) dhe teknike të Kompanisë KEDS janë 19%. Këto humbje ende mbulohen nga të gjithë, pra prodhimi ose importi, jo nga vetë KEDS-i”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Nga ministria sigurojnë që “institucionet përgjegjëse që monitorojnë punën e akterëve të furnizimit me energji”.

Ata, thuhet se janë duke marrë të gjitha hapat që furnizimi me energji elektrike t’i kthehet normalitetit.

Ministria më pas vazhdon komunikatën duke ritreguar se “kriza energjetike ka kapluar Evropën”.

“Është me rëndësi që secila e secili prej nesh të kemi kujdes dhe të kursejmë shpenzimin e energjisë elektrike gjatë gjithë ditës”.

Kosovë: Kanë filluar reduktimet, pas disa ditësh pritet edhe shtrenjtimi i rrymës për 70%

Kursimi individual e bën ndryshimin thonë nga ministria. “Si dhe to të lehtësonte vështirësitë të mëdha që po kalon dhe do të kalojë vendi”.

Sa u përket masave që duhen ndërmarrë në këto situata, nga ministria pohojnë se “jemi duke i bërë gati” dhe se ato po përgatitën “jo vetëm për furnizim të rregullt, por veçanërisht për të ndërprerë përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike, pra humbjet nga vjedhjet”.

“Këto humbje vazhdojnë të jenë shumë të larta e për të cilat kompania dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur rezultate”.

“Askush, e aq më pak qytetarët dhe buxheti i vendit, nuk duhet të paguajnë çmimin e lartë të importit për ata që tolerohen të vjedhin energji. Prandaj, në këto kushte Qeveria, me mjetet dhe kompetencat e saj, do të ndërhyjë për ta minimizuar deri në ndalje të plotë këtë dukuri, pa asnjë kompromis”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore