Sport

Milot Rashica bënë pjesë në 11-shën e javës në Bundesliga


Sulmuesi kosovar, Milot Rashica është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Bundesligën gjermane, sipas WhoScored.com.

Rashica, po kalon momente fantastike me klubin e tij Werder Bremen, të cilët se fundmi e mposhtën me përmbysje 2:1, klubin në superformë Eintracht Frankfurt.

Ai bëri një paraqitje shumë të mirë, ku gjithashtu kontribuoi edhe te goli i parë i Werderit duke asistuar në mënyrë të mrekullueshme për golin e barazimit.

Ai bashkë me yllin e Bayernit Robert Lewandowski renditet në sulmin e 11-ës më të mirë të javës së 23-të në Bundesliga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore