Sport

UEFA kërcënon Spanjën: Kombëtarja dhe klubet në rrezik përjashtimi


Ndërhyrja e qeverisë në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) ka tronditur institucionet e futbollit botëror. FIFA ka monitoruar nga afër çdo lëvizje dhe beson, siç njoftoi në një deklaratë të rënë dakord me UEFA- n pak ditë më parë, se ishte urgjentisht e nevojshme të gjehej një zgjidhje për atë që po ndodh në një nga federatat e saj më të fuqishme.

Federata Spanjolle e Futbollit e cila, së bashku me Portugalinë dhe Marokun (dhe me disa ndeshje të luajtura midis Argjentinës, Paraguajit dhe Uruguait), do të presë Kupën e Botës 2030.

CSD-ja spanjolle (Këshilli Suprem për Sportin) pranon se nuk ka folur me UEFA-n, por mendon se vendimi i saj mbështetet nga FIFA pas serisë së bisedave që të dyja institucionet kanë pasur.

Brenda UEFA-s, shkruan gazeta spanjolle “AS”, nuk janë aq optimistë për atë që ka ndodhur. Në Nion besojnë se ndërhyrja e qeverisë shkel ligjet e FIFA-s dhe se është shumë e vështirë të diferencohet ky rast nga të tjerët që kanë ndodhur vite më parë në Federata të tjera.

Megjithëse FIFA është përfundimisht përgjegjëse për sanksionimin e anëtarëve të saj, UEFA gjithashtu mund të ndërhyjë siç ka bërë në të kaluarën me Rusinë , duke e përjashtuar atë nga të gjitha turnet e saj.

Kjo përcaktohet nga statutet e garave të UEFA-s, të cilat përfshijnë Kampionatin Evropian, Champions League, Europa League dhe Conference League. Të gjitha këto gara, sipas gazetës sportive spanjolle, aktualisht do të ishin në rrezik për Spanjën nëse konfirmohej se ndërhyrja politike është në kundërshtim me statutet e lartpërmendura.

Brenda Federatës Evropiane të Futbollit ata hezitojnë të lejojnë Qeverinë të ndërhyjë në një nga shoqatat e tyre.

Kujtojmë se Spanja do të përballet me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë në grupet e Euro 2024.

Qeveria spanjolle do të zgjidhë situatën e ‘papranueshme’ në federatën e futbollit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore