Sport

Milikovic-Savic afër Juventus-it, mund të sakfrikohet Dybala


Shumë merkato vere me radhë janë bërë tashmë që kur serbi Milinkovic-Savic ka planifikuar një largim nga Lazio.

Me dëshirë të madhe kalimin te Real Madrid, Milinkovic-Savic kishte oferta edhe nga Juventus, Manchester United dhe Chelsea.

Mesfushori serb pak muaj më parë tha që ëndrra e tij është të luaj për Real Madrid-in, dhe nëse Los Blancos dërgojnë ofertë në drejtim të Lazio-s, ai do e pranojë atë.

Mirëpo, duket që Sergej do ndërrojë skuadër, por jo shtet.

Sipas raportimeve të Tuttosport, Milinkovic-Savic mund t’i bashkohet Juventus-it këtë verë dhe pas shumë tentativave, bardhezinjtë do arrijnë ta sjellin numrin 21 të Lazio-s në Torino.

Edhe lojtari është i pajtimit që këtë verë do të largohet nga Lazio, dhe një ofertë nga një skuadër e madhe, do të jetë lehtë e pranueshme.

Juventus, për të paguar shifrën e afro 100 milionë eurove të kërkuar nga Lazio, është e gatshme ta shesë fantazistin argjentinas, Paulo Dybala.

Për Dybala-n interes kanë shfaqur shumë skuadra gjigante të evropës, me PSG-në në “Pole Position”.

Kjo lëvizje do ishte e mirë për të gjitha palët, me Savic që kërkon një aventurë tjetër, Juventus që kërkon një mesfushor kualitativ dhe Dybala që kërkon minuta.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore