Sport

Milan bënë ofertë për futbollistin e Bordeaux


Drejtuesit e klubit të Milan-it, në krye me Paolo Maldini-n, janë duke kërkuar futbollistë të rinj për repartin e mesfushës dhe emri më i përfolur është futbollisti i skuadrës franceze, Bordeaux, Yacine Adli.

Sipas gazetës franceze, “L’Equipe“, kuqezinjtë kanë bërë një ofertë prej 10 milionë eurosh në drejtim të Bordeaux, për ta lënë të lirë futbollistin 21-vjeçar.

Adli ka luajtur për grupmoshat e kombëtares së Francës, derisa ai është zhvilluar në akademinë e klubit të Paris Saint Germain, ku në janar të vitit të kaluar u transferua te skuadra e Bordeaux për shifrën e 5.5 milionë eurove.

Yacine Adli, gjatë tre sezoneve të luajtura me klubin francez, ka zhvilluar 42 takime në të gjitha garat, duke shënuar katër gola, derisa ai vlerësohet rreth 9 milionë euro.

Kujtojmë, që në rast të transferimit të Adli në Milano, do të bëhet francezi i tretë në këtë afat kalimtar që iu bashkohet kuqezinjve, pas portierit Mike Maignan nga Lile dhe anësorit, Fode Ballo-Toure nga Monaco.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore