Jetesë & Stil

Mikrofoni “famëkeq” i Cardi B, shitet në ankand për pothuajse 100 mijë dollarë


Dy javë pasi rep artistja, Cardi B doli në krye të mediave për hedhjen e mikrofonit në turmë, ai mikrofon është shitur në platformën eBay për pothuajse 100 mijë dollarë apo 78 mijë e 500 funte.

Mikorofoni u hodh në ankand nga pronari i një kompanie me qira të pajisjeve audio, i cili tha se të gjitha fitimet do të shkonin për bamirësi.

Pronari, Scott Fisher tha për CBS se fillimisht kishte shpresuar se oferta do të arrinte në 5 mijë dollarë, shkruan BBC, transmeton AlbanianPost.

Videot treguan Cardin duke hedhur mikrofonin pasi një fans i hodhi asaj një pije asaj gjatë një koncerti në Las Vegas.

Policia ka thënë se ylli nuk do të përballet me akuza, derisa pamjet shpejt u bënë virale dhe buja e bëri Fisher të listonte artikullin famëkeq për shitje.

Ofertimi përfundimisht përfundoi me 99 mijë e 900 dollarë.

Gjithashtu, Fisher tha se të ardhurat do të shkojnë për bamirësinë e veteranëve, Wounded Warrior Project, dhe Friendship Circle Las Vegas, i cili lidh vullnetarët e rinj me personat me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta.

“Mendova se do të fitonte një vëmendje kombëtare, por sasia e mbulimit të lajmeve ka qenë tronditëse”, ka thënë ai.

Ai tha se kishte verifikuar që mikrofoni në shitje ishte me të vërtetë ai që përdorte Cardi në atë kohë.

“Është një procedurë standarde për të shënuar të gjithë mikrofonët dhe sistemet në vesh se kujt ‘shkojnë’ përpara kontrollit të zërit, për t’u siguruar që i njëjti person merr artikujt e duhur gjatë shfaqjes”, shtoi ai.

“Ju mund të shihni shirit të bardhë në mikrofonin Cardi B në të gjitha videot, dhe kështu e dinim se cili mikrofon ishte i saj”, tha ai pos tjerash.

Ndaj saj derisa ishte duke performuar në skenë u hodh një lëng nga dikush që ishte në publik, e në ato momente këngëtarja derisa ishte duke kënduar me mikrofon në dorë e gjuajti personin e dyshuar që e spërkati me lëng.

30-vjeçarja ishte duke qëndruar në skaj të skenës kur ndodhi e gjithë ngjarja në “Drai’s Beachclub”, ndërsa rojet e sigurisë nxituan në skenë dhe në turmë.

E personi të cilin Cardi e goditi me mikorofon, ka ngritur akuzë ndaj saj, por që e njëjta akuzë tanimë është refuzuar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore