Lajme

Memory: “Të vetmuar së bashku” – Mosha e të rinjve Kosovarë në burgun korrektues në Lipjan


Nga 16 deri në 20 vjeç është mosha mesatare e të burgosurve në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Këta të burgosur, ishin të gjithë mitur kur filluan programin risocialisues në këtë qendër, sipas parashikimit të ligjit në fuqi, pasi kanë kryer vepra penale.

Në Pavijonin D1, të cilin e vizitoi ekipi i Albanian Post, kryesisht vuajnë dënimin të miturit që kanë kryer veprat më të rënda penale të njohura me ligj, “vrasje” dhe “vrasje e rëndë” burgimi i të cilëve zgjatë nga pesë deri në 10 vjet.

Në shtëpinë korrektuese me grila, dënimin e vuajnë edhe fëmijët të cilat kanë kryer vepra të tjera të cilat me ligj sanksionohen më lehtë nga një deri në 5 vjet. Bëhet fjalë për vepra si vjedhje, grabitje, therje e trafikim me qenie njerëzore.

Për më shumë ndiqni dokumentarin e plotë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore