Lajme

Mbytet në det një 80 vjeçar nga Kosova


Ilustrim

Një pushues nga Kosova është mbytur të martën pasdite duke u larë në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:40 te “Shkëmbi i Kavajës”.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar Policia e Shqipërisë.

“Më datë 13.07.2021, në orën 18:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, te ‘Shkëmbi Kavajës’, është mbytur duke u larë në det shtetasi kosovar S.O., 80 vjeç, (pushues)”, njoftoi Policia e Shqipërisë.

Ndërsa, thuhet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Po ashtu, policia e Durrësit ka bërë të ditur se më 13 korrik një shtetas serb ka gjetur vdekjen në plazhin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13:00 në lagjen nr.13, Durrës. Pushuesi me inicialet M.S 43 vjeç është mbytur duke u larë në det.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore