Sport

Përfundon sezoni për Valon Berishën


Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, e ka përfunduar sezonin me klubin e tij, Stade de Reims, për shkak të një operacioni që do t’i nënshtrohet ai.

Të premten gjatë ditës klubi i Reims, përmes një postimi, bëri të ditur lajmin se ylli kosovar do t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë atë jashtë fushave deri në fillim të sezonit të ri.

“Larg nga fusha, Valon Berisha do t’i nënshtrohet një operacioni sot. Mesfushori kosovar do të jetë i gatshëm për ndeshjet para-sezonale 2021-22”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Berisha ndeshjen e fundit e luajti për Kombëtaren e Kosovës në miqësoren ndaj Lituanisë, mandej për shkak të lëndimit, ai mungoi në dy ndeshjet e vlefshme të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022” të cilat Kosova i humbi ndaj Suedisë dhe Spanjës.

Kujtojmë që Valoni ka kontratë me klubin francez deri në qershor të vitit 2024, ndërsa ai u transferua nga klubi italian Lazio, për shumën e katër milion euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore