Lajme

Mbledhja mes Kosovës dhe Shqipërisë, rreth 15 marrëveshje pritet të nënshkruhen


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Në mbledhjen e përbashkët të Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet të premten e 26 nëntorit, do të nënshkruhen rreth 15 marrëveshje.

Fokusi i kabineteve qeveritare do të jetë në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe lehtësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar.

Kështu ka thënë për Albanian Post, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili theksoi se përveç marrëveshjeve, do të nënshkruhen edhe disa memorandume bashkëpunimi dhe protokolle.

“Do të nënshkruhen rreth 15 marrëveshje. Ato përfshijnë fushën e lëvizjes së lirë, lehtësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar, në fushën e arsimit, drejtësisë, infrastrukturës dhe kulturës”, është shprehur ai.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu

Po ashtu, sipas Kryeziut, gjatë mbledhjes të së premtes, do të formohet edhe sekretariati koordinues ndërqeveritar.

Nga ky vendim, Kryeziu ka theksuar se zbatimi i marrëveshjeve do të bëhet edhe më i plotë,

Ndërkohë, shtoi se është duke e bërë një analizë e mirëfilltë të marrëveshjeve të kaluara me qëllim të vlerësimit të zbatimit të tyre.

Ilustrim. Mbledhja e përbashkët e Qeverive

Ndërkohë, deri më tani, Kosova dhe Shqipëria kanë mbajtur gjashtë mbledhje të përbashkëta.

Nga këto mbledhje, janë nënshkruar rreth 130 marrëveshje, memorandume dhe protokolle bashkëpunimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore