Shqipëria

Mashtrim me call-center/ Arrestohet 31-vjeçari, shtirej si agjent burse


Mëngjesin e të mërkurë së 9 shkurtit,  Policia e Tiranës ka identifikuar një “Call-Center” nga ku bëhej mashtrimi i qytetarëve.

Gjatë aksionit policor është arrestuar shtetasi 31 vjeç, me inicialet O.F. dhe janë proceduar tre të tjerë.

Shtetasi O.F. akuzohet për  veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin qytetarët shqiptar dhe të huaj duke u thënë se ishin agjentë burse.

Ata, nëpërmjet një call center-i të paregjistruar në organet tatimore, u prezantoheshin shtetasve të huaj si agjent burse dhe i bindnin  që të investonin shuma të mëdha në kriptomonedha.

Sipas të dhënave, një nga rastet e mashtrimit ishte ndaj një shtetasi italian, i cili investoi 108 mijë euro në kriptomonedha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore