Florian Marku dhe Rylan Charlton do të takohen në betejën e peshave të lehta në 30 janar 2021.
‘Sky Sport’ dhe ‘DAZN mbajnë eksluzivitetin e transmetimit të ndeshjes.
‘TNT’-ja e Shqiperisë me vendbanim në Londër të Britanisë, duket se e ka lëshuar zemërimin e barazimit të ‘keq-gjykuar’, sipas tij, në ndeshjen paraardhëse kundër Jamie Stewart dhe është gati për kalendarin e ri të 2021.
Floriani nuk ka shfaqur frikë apo turp t’i bëjë thirrje të gjithë boksierëve të peshave të lehta për t’u përballur me të. Tashmë, ai ka shenjestruar boksierin më të ri të Matchroom Boxing, Rylan Charlton, i cili ka me pak se një javë që ka nënshkruar kontratë me këtë kompani promovimi, në të cilën bën pjesë dhe Marku.
Momentalisht, Charlton shënon një rekord me gjashtë fitore, prej të cilave tre me nokaut (K.O.), zero humbje dhe një barazim; ndërsa rekordi i Markut është me shtatë fitore, prej të cilave pesë me nokaut, zero humbje dhe një barazim.
“Mezi pres të tregoj kush jam dhe premtoj që do t’i japë tifozëve një meç emocionues”, tha Florian Marku në intervistë për Sky Sport.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Ose të dëgjojë SHBA-të ose të përgatitet për përshkallëzim – zgjedhja i takon Izraelit
-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE