Sport

Mario Mitaj te Juventusi?


Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, ku sipas gazetës torineze “Tuttosport”, mbrojtësi i majtë i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj është në radarin e Juventus-it.

Drejtori i teknik i Juventus-it, Cristiano Giuntoli ka në listën e tij të objektivave edhe mbrojtësin kuqezi, Mitaj.

“Zonja e Vjeter” është në kërkim të lojtarëve të rinj dhe me potencial të lartë. Sigurisht që nuk kushtojnë shumë dhe kanë paga të ulta.

Juventus-i do të ndajë rrugët në verë me mbrojtësin brazilian, Alex Sandro dhe thuhet se edhe Filip Kostic do të largohet gjithashtu. Ndaj, bardhezinjtë synojnë afrime në atë krahë.

“Tuttosport” thotë se Giuntoli “po përgatitet për një nënshkrim si Kvaratskhelia për Juventus-in, në lidhje me mbrojtësin e majtë 20-vjeçar të Lokomotiv Moskës, Mario Mitaj”.

Reprezentuesi shqiptar do të shikohet nga skautët e Juventus-it të premten kundër Kilit, ku kuqezinjtë do të luajnë miqësore në Parma.

Mitaj u bë pjesë e Lokomotivës në gushtin e 2022 pasi mbërriti nga AEK-u i Athinës. Rusët paguan 3 milionë euro për kartonin e tij. Me paraqitjet fantastike në kualifikueset e Euro 2024, vlera e kartonit të mbrojtësit tashmë mund të shkojë deri në 10 milionë euro.

CIES: Mario Mitaj, një nga talentet më të mirë në botë

Mario Mitaj, një nga pesë lojtarët U-21 më të vlerësuar në kualifikuese

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore