Lajme

Maqedonci takon senatoren Ernst: Mirënjohës për kontributin e ShBA-ve në shtetndërtimin e Kosovës


Ejup Maqedonci dhe Joni Ernst

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është takuar me senatoren Joni Ernst, të cilës i ka thënë se është mirënjohës për kontributin e ShBA-së në shtetndërtimin e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka treguar edhe njohjen e tij me senatoren Ernst, që daton para 12 vizitës, gjatë vizitës që ministri e kishte pasur në shtetin e IOËA-s në vitin 2011, periudhë kur Joni Ernst shërbente në Gardën Kombëtare të IOËA-s dhe mbante pozitë të lartë ushtarake.

“Që nga ajo periudhë kemi ndërtuar raporte të shkëlqyeshme shoqërore dhe mirëmbaj komunikim të rregullt me Senatoren Ernst të cilën e kam mike shtëpie”, shkroi ai.

Senatorja Ernst, pohoi Maqedonci, “është zë i fuqishëm, mbështetës i Republikës së Kosovës, në Senatin e Shteteve të Bashkuara dhe vazhdon të përkrahë pa kufi ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë”.

“Do jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin e ShBA-së në secilën fazë të shtetndërtimit të Kosovës, ndërsa do të vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin e shkëlqyer që veçse ekziston”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore