Sport

Manchester City synon tjetër transferim nga Dortmund-i


Manchester City ende është duke vijuar përgatitjet për ta kompletuar ekipin për sezonin e ardhshëm, teksa synojnë një transferim të një mbrojtësi anësor.

Drejtuesit e klubit anglez prej kohësh janë në bisedime për transferimin e anësorit, Marc Cucurella, por Brighton po reziston dhe ka kërkesa të larta për të lënë të lirë mbrojtësin spanjoll.

Në këtë situatë, ata tani janë duke menduar ta bëjnë një ofertë në drejtim të Dortmund-it, për transferimin e anësorit portugez, Raphaël Guerreiro.

Ky i fundit ka kontratë me verdhezinjtë deri në qershorin e ardhshëm, andaj siç raportojnë mediat në Anlgi, këtë situatë kërkon ta shfrytëzojë City për ta afruar atë me një çmim më të lirë.

28-vjeçari është pjesë e Dortmund-it prej vitit 2016, ndërkohë që çdo sezon shënon gola dhe dhuron asistimet me daljet e tij në sulm.

Ai gjithashtu është një titullar i padiskutueshëm te kombëtarja e Anglisë, i cili deri më tani numëron 53 ndeshje zyrtare duke shënuar tre gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore