Shqipëria

Manastirliu: Gati për të hapur strukturat e reja spitalore


Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, të enjten e 26 gushtit, ka inspektuar me stafin e Infektivit, pavionet e spitalit COVID-3.

Nga aty, ministrja bëri me dije se po fillojnë përgatitjet për të hapur spitalin, bashkë me stafin e dedikuar.

Kjo në rast se numri i rasteve do të vijojë të shënojë rritje.

Manastiliu theksoi edhe njëherë se numri i rasteve ka shënuar rritje muajin e fundit.

“Jemi tashmë gati të hapim struktura të reja, dhe COVID-3, të marrim edhe stafe paraprake”, tha ministrja.

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, konfirmoi se mbi 95 % të rasteve të të shtruarve në spital janë të pavaksinuar.

“Është një element i rëndësishëm që të bëjmë thirrje për vaksinim. Tanimë shtohet stafi, qoftë mjekë dhe infermierë që do të punojnë”, tha Çomo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore