Lajme

Macron nis një turne në Afrikë teksa Franca kërkon të ripërcaktojë rolin e saj


Presidenti francez Emmanuel Macron do të përballet me një betejë të vështirë në një udhëtim të ardhshëm në Afrikë.

Kjo pasi kontinenti është gjithnjë e më rezistent ndaj fuqive të dikurshme koloniale që luajnë një rol në punët e vendeve të rij.

Macron do të vizitojë Gabon-in, Angola-n, Kongon dhe Republikën Demokratike të Kongos në udhëtimin e tij të 18-të në Afrikë që kur mori detyrën në vitin 2017 me premtimin për një qasje të re “partneriteti të të barabartëve” në kontinent.

Antoine Glaser, vëzhgues i gjatë i Francës dhe Afrikës, vë në dukje sesi vjen udhëtimi i Macron-it ndërsa Franca po ndryshon strategjinë pas përfundimit të operacionit dhjetëvjeçar Barkhane për të luftuar xhihadistët në rajonin e Sahelit.

“Macron do të shkojë në Afrikë këtë herë në një pozicion të dobët. Ndikimi rus në kontinent po rritet, Franca është në mbrojtje pas përfundimit të Barkhane dhe kompanitë franceze po humbasin pjesën e tregut”.

Macron do të mbajë një fjalim të hënën për të paraqitur”prioritetet dhe metodën e tij për të thelluar partneritetin midis Francës, Evropës dhe Afrikës.

Presidenti pritet gjithashtu të trajtojë se si ushtria franceze do të adoptojë një profil më të ulët se gjatë Operacionit Barkhane, i cili në kulmin e tij përfshinte rreth pesë mijë trupa përpara se të përfundonte në fund të vitit të kaluar.

Qëndrimi i ri do të përfshijë trupat franceze në Afrikë që do të veprojnë më shumë në role mbështetëse për trajnime ose inteligjencë, dhe konsultimet mbi specifikat janë duke u zhvilluar me vende të ndryshme.

Një zyrtar i Élysée Palace ka thënëse udhëtimi në katër vende afrikane që Macron nuk i ka vizituar më parë tregoi se si Franca dëshiron të jetë një partner konstruktiv për çështje që nuk kanë të bëjnë me sigurinë, siç është luftimi i ndryshimeve klimatike.

“Tema ushtarake eklipsoi gjithçka tjetër në Afrikë gjatë Operacionit Barkhane, qoftë ekonomikisht apo politikisht”, ka treguar zyrtari.

“Ne duhet ta ndryshojmë këtë pasi situata politike në Afrikë sot është ndryshe, veçanërisht mes të rinjve, të cilët refuzojnë të gjitha format e pranisë ushtarake të huaj”, ka vijuar ai.

Por tranzicioni e ka vënë Francën me shpatulla pas murit mes rritjes së ndjenjës anti-franceze në kontinent, të nxitur nga rritja e ndikimit rus.

Trupat franceze u tërhoqën nga Mali dhe Republika e Afrikës Qendrore vitin e kaluar dhe nga Burkina Faso këtë muaj kur qeveria atje i urdhëroi ata të largoheshin.

Ndërkohë, mercenarët rusë nga Grupi Wagner kanë mbushur boshllëkun, duke marrë role sigurie.

Mbrojtja e mjedisit në pellgun e Kongos, i cili përfshin gjashtë vende dhe është pylli tropikal i dytë më i madh në botë pas Amazonës, do të jetë një tjetër fokus i udhëtimit.

Në Gabon, Macron do të bashkë-organizojë me Presidentin Ali Bongo samitin e One Forest që synon të mbledhë mbështetjen dhe financimin ndërkombëtar për të mbrojtur ekosisteme të tilla.

Në Angola, një partneritet mbi prodhimin bujqësor është në punë për të ndihmuar ish-koloninë të përforcojë sigurinë e saj ushqimore dhe të zvogëlojë varësinë nga importet.

Prezenca ekonomike e Francës në Angola është simbolizuar prej kohësh nga gjigandi i energjisë Total. “Në çdo vend duam të tregojmë se si mund të punojmë me vendet afrikane në mënyra të reja”, ka thënë zyrtari francez.

Ndalesa e fundit do të jetë në Republikën Demokratikë të Kongos, ku ka shpërthyer një konflikt midis vendit dhe Ruanda-s fqinje, të cilën Macron ka kërkuar të ndërmjetësojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore