Sport

Luis Enrique: Kosova është ekip i guximshëm dhe i rrezikshëm


Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique paralajmëron rrezikun që mund t’i kanoset skuadrës së tij nga Kombëtarja e Kosovës. Të dy ekipet do të përballen ditën e mërkurë, për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022.

Spanja do të presë Kosovën në La Cartuja, të mërkurën duke filluar nga ora 20:45.

“Është një ekip ndryshe nga Greqia ose Gjerogjia, në kuptimin që shtyn përpara dhe shumë intensivisht”, tha Enrique.

“Ata janë të guximshëm, të rrezikshëm dhe përpiqen të krijojnë lojë”.

“Kanë një sulmues që e mban mirë topin (Muriqi) dhe lojtarë në mesfushë të mirë (Berisha dhe Rashica), unë pres një kundërshtar të vështirë. Do të jetë një lojë e komplikuar dhe kështu u kam thënë lojtarëve”.

Spanja vjen pas barazimit me Greqinë dhe fitoren me Gjeorgjinë. Spanjollët nuk janë në formën më të mirë të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore