Shqipëria

‘Lufta është rikthyer me formën më të egër’, Rama: Po bëjmë gjithçka për të frenuar rritjen e çmimeve


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e 3 marsit se qeveria po bën gjithçka për të mbajtur nën kontroll rritjen e çmimeve.

“Së pari kur unë dola dhe paralajmërova periudhë krize për energjinë nuk parashihja luftën, por ishte e qartë se kishte filluar të frynte erë e ftohtë në shpinën e Evropës, një lëvizje e Vladimir Putinit në raport me gazin dhe furnizimet e tij e lidhur dhe me efektet e postpandemisë”.

Rama theksoi se është bërë e mundur mosrritja e çmimit të energjisë, “gjë që nuk e kanë bërë vende të tjera”.

“Ajo që qytetarët duhet ta kenë të qartë është se ne jemi këtu për t’i mbrojtur. Duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi në luftë, ne nuk jemi në frontin e parë por na efekton te pikëpamja e çmimeve. Ajo që kurrë nuk e mendonim, ka ndodhur. Lufta është rikthyer me formën më të egër. Nuk është një film dokumentar, artistik”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore